Basha rithekson: Ka vetëm një parti dhe një Kuvend, më 18 dhjetor

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shpërndarë në Facebook një nga deklaratat e bëra mbrëmjen e djeshme në emisionin “Radari Informativ” në ABC, ku rithekson se ka vetëm një PD dhe një Kuvend Kombëtar, ai i 18 dhejtorit.

“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktor ekstrapolitikë që nuk kanë lidhje me interesat e demokratëve të krimit të organizuar oligarkë por edhe kundërshtari jonë politik është investuar që diçka të nisur nga Berisha për interesin e tij personal ta shfrytëzojë për të përçarë PD. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 nëntor, ka një PD dhe një Kuvend me 18 dhjetor”, thotë Basha./albeu.com


Shtuar 1.12.2021 16:41