Pas ndarjes nga jeta të politikanit socialist Bashkim Fino, ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se Fino është një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit
“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.