Shembet termocentrali i qymyrit në Gjermani, u përdorën plot 420 kilogram tritol (FOTO LAJM)

Një termocentral me qymyr u shkatërrua në Lunen, Gjermani. Oxhaku i lartë 250 metra, kazani dhe kulla ftohëse e termocentralit gjerman u shkatërruan.

Për këtë janë përdorur 420 kilogramë eksploziv. Ishin hapur në total 2.100 vrimave në mënyrë që të lejohej që struktura të shembej në një mënyrë të kontrolluar.

Së pari u hodh në erë oxhaku i lartë 250 metra. Kjo u pasua nga kulla e ftohjes. Sipas ndërmarrjes, gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.

Në mënyrë që të shmangej grumbullimi i njerëzve, shembja u transmetua drejtpërdrejt.

Shtuar 29.03.2021 10:03