“Basha ka frikë të takojë demokratët”, Berisha: 11 dhjetori, ditëlindje e vërtetë për PD-në

Përmes një deklarate për media, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se më 11 dhjetor do të vijë ndryshimi i madh për Partinë Demokratike.

Berisha, në deklaratë shprehet gjithashtu se kreu i PD-së Lulzim Basha ka frikë të takohet me demokratët dhe për më tepër ka tmerr firmat e tyre.

Deklarata e plotë:

“Dita e ndryshimit po vjen! Demokratet kane marre ne dore fatet e partise se tyre dhe ne dt 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe per t’jua riktheyr ate demokrateve. Vetem keshtu Partia Demokratike do te shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashes dhe do rikthehet ne rrugen e perballjes me Ramen dhe fitoren ndaj narkoshtetit te tij.

Ne dt 11 Dhjetor demokratet do refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES!

Lulzim Basha njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre. Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!

Ai ka deshtuar ne cdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare  sic beri me cadren, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e rruges se kombit, me portin e durresit e shume te tjera!

11 Djetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij.


Shtuar 18.11.2021 17:42