Basha justifikon incidentin në Elbasan: Unë e kisha takimin në 10, nuk e dija për Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasipërplasjes në Elbasan, ku e gjitha lindi mes simpatizantëve të djathtë dhe atyre të majtë pas mbërritjes së Ramës.

Basha u shpreh: Me qetësi, e kemi ditë feste, me qetësi. Nuk do na ndalë me dhuna, e keqe, është ditë shprese. Dielli do të shndërrisë më fort në 25 prill. Për një kohë shumë të gjatë ky vend është mbajtur në vend numëro, nga bandat që sot shoqëronin me armë në brez kryeministrin në ikje. Qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën, dua t’ju garantoj se dhuna nuk do na ndalë kot. Mos guxo që ti kërcënosh qytetaret e Elbasanit me persona me armë në brez. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë, thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Kjo merr fund me 25 prill, Elbasani do ti kthehet elbasanllinjve.

Unë e kisha në orën 10, nuk e kisha idenë që ai e kishte në të njëjtin orar. Bandat që shoqëronin kryeministrin janë treguesit që ai e ka ulur këtë vend për 8 vite. Edi Rama e tregoi dhe një herë se ku është problemi, ai e ka konceptuar pushtetin si një tortë që e ndan me bandat.

Ndërkohë kryeministri është shprehur se e gjitha kjo mban emrin e Berishës dhe Metës, teksa ironizoi se Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!

Shtuar 14.03.2021 11:03