Milan – Napoli, Shevchenko elozhe për Gattuson dhe Maldinin

Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko ka folur para ndeshjes së ditës së sotme mes Milanit dhe Napolit.

Milani pret Napolin në një ndeshje elektrizuese në San Siro në kuadër të javës së 27-të të Serie A.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Sheva dha mendimet e tij lidhur me Maldinin dhe Gattuson.

“Me kë bëj tifo? Shikoni, Milani është Milan, por jam simpatizant i asaj çfarë Rino (Gattuso) është duke bërë në rrugëtimin e tij si trajner”, tha ai.

“Ai ka bërë eksperiencë në kampionate të ndryshme dhe ka punuar shumë, nuk është ndalur dhe nuk është kthyer mbrapa, e vlerësoj për këtë”, shtoi ai.

“Në anën tjetër, Paolo Maldini po bën punë të mrekullueshme, menaxhim, shitje, stërvitje, lojtarë, ka një projekt të mirë”, tha Shevchenko. “Nuk kam dyshim se me kalimin e kohës, rezultatet e punës së tij do të shihen. Milani po bën një kampionat të shkëlqyer dhe duhet të mbajë ambiciet e mëdha”, përfundoi Shevchenko


Shtuar 14.03.2021 11:34