Basha i përgjigjet Ramës: “Foltorja” është ding-dongu yt, të ka mbaruar kandili

Kreu demokrat i është përgjigjur për “Foltoren” kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit tha se me shpërthimin dhe ngritjen e zërit po bëhet si Berisha.

Basha i tha Ramës se, “foltorja” është halli i Ramës dhe jo i tij.

“Ti hallet i mat me pultin tënd, halli yt është se të ka mbaruar kandili dhe ti e di. Doje të digjje vajin 8 vjeçar por ja që se djeg dot më s’ke më me çfarë të merresh. Ke vendosur, sa herë e përmende foltoren, foltorja s’është halli im është halli jot, fotorja është ding dongu bëhu gati edhe ti. S’ka foltore që do të të shpëtojë ty”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 12:07