Basha i përgjigjet ashpër Sali Berishës: Demokratët nuk i përdor dot mish për top!

Pas mbledhjes në selinë blu, demokrati Basha është ndalur me gazetarët e pranishëm për të dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.

Me tone të prera, Basha tha se interesi i shqiptarëve është parësor dhe PD sipas tij i shërben këtyre interesave.

Në fjalën e tij, Basha iu përgjigj ashpër edhe Sali Berishës të cilit i tha “ demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”.

“Mbi interesat e gjithkujt është ai i Shqiptarëve, PD do i shërbej këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”, tha Basha. /albeu.com/

 


Shtuar 25.10.2021 17:23