Basha asnjë vërejtje, gjobitet me 50 milionë lekë minatori që kandidon për deputet: Sulm nga Rama!

Elton Debreshi, minatori nga Bulqiza qkërkon të bëhet deputet është gjobitur për tubim politik në kohë fushate.

Minatori i cili kandidon si kandidat i pavarur është njoftuar se është gjobitur me 50 milionë lekë nga komisariati i Bulqizës.

Me anë të një statusi, Debreshi bën me dije se ky është sulm politik pasi Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë gjobë dhe pse ka zhvilluar mitingje në turma njerëzish.

Postimi: 

50 MILIONE LEKE GJOBE.- Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars.

Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.

Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres.

Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke. Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori. Mua nuk me frikeson nje gjobe. Nuk frikeson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo. Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie. /albeu.com/