Rama nuk harron Salianjin: Kishim atë të kërnackave, ishte yll!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi electoral në Korcë ku po prezanton kandidatët e tij për zgjedhje ka komentuar edhe skuadrën e PD.

Kryeministri Rama me ironi ka folur për Salianjin dhe “Babalen” duke shtuar se PD po tenton të hapë kompani përgjime.

Edi Rama: Kishim atë të kërnackave këtu, ishte yll fare. Tani kanë sjellë atë të Babales. Çfarë do bëni këtu, do hapni ndodnjë kompani videosh, do manipuloni përgjime? E?

Se thoni ju që mos u merr me ta, ku e ke programin. Program ynë nuk është tu themi njerëzve të dëgjojnë çfarë duan ata të dëgjojnë. Çfarë je ti, punëtor, do rrisim pagat. Çfarë je ti, pensionist, do rrisim pensione. Kjo bëhet vetëm me sapun, ta hajë kush ta hajë.


Shtuar 5.04.2021 18:27