Bardhi akuzon mazhorancën për kapjen e shtetit, Balla ironizon opozitën: Fillim i mbarë me votimin e projektligjeve tona

Seanca e parë e sesionit parlamentar është shoqëruar me përplasje verbale mes drejtuesve të grupeve parlamentare, Gazment Bardhit të PD-së dhe Taulant Ballës së PS-së.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se mazhoranca do të vijojë të miratojë ligjet e qeverisë së Edi Ramës, të cilat, sipas tij, kanë çuar në grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë.

Të lidhura

None found

“Një sesion i ri parlamentar duhet të nisë me diskutimin për atë që mund të bëjmë më mirë për shqiptarët gjatë muajve të ardhshëm. Por ky parlament është katandisur në një pikë ku nuk ka më dyshime se mazhoranca do të vazhdojë të votojë kokulur ligjet e Edi Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se shumica parlamentare do të mbështesë edhe programin e Ramës për një Shqipëri të rrënuar nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave, duke i cilësuar mundësitë e qytetarëve të ndershëm si të “djegura” nga vota e deputetëve.

“Prej 13 vitesh ju keni vepruar në këtë mënyrë. Kjo mazhorancë, nën drejtimin e Edi Ramës, ka legalizuar kapjen e shtetit dhe plaçkitjen e Shqipërisë”, deklaroi kreu i Grupit të PD-së.

Sipas Bardhit, mazhoranca po vijon të refuzojë zbatimin e Kushtetutës për balancën dhe kontrollin mes pushteteve, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tij, i mundësojnë Edi Ramës të përvetësojë qindra mijëra metra katrorë pasuri publike në favor të klientëve të caktuar, krimit të organizuar dhe biznesmenëve që pastrojnë paratë e drogës e të korrupsionit.

Bardhi akuzoi gjithashtu qeverinë se, përmes ligjit për investimet strategjike, i ka dhënë Ramës mundësinë të zhdukë për interesa private 2.1 milionë metra katrorë tokë shtetërore në zonat më të bukura të vendit.

Duke iu referuar deklaratave të bëra një natë më parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Bardhi tha se ai ka paraqitur, bazuar në informacionet që disponon prej vitesh si një prej njerëzve të afërt të Edi Ramës, një hartë të kapjes së shtetit përpara shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Edi Rama merr vendimet, ndërsa njerëzit e tij, herë me emrin Gys Agasi dhe herë me emrin Ron Jefet, zhvillojnë pazaret”, deklaroi ai.

Sipas tij, kompanitë shtetërore shërbejnë për transferimin e pasurive dhe parave publike te privatë të përzgjedhur, ndërsa drejtësia ndëshkon ndonjë vartës, por nuk prek personin që drejton skemën, Edi Ramën.

“Në këtë hartë përfshihet edhe një mekanizëm pa të cilin këto pazare nuk do të kishin fuqinë e shtetit: vota juaj. Ju miratuat ligjin që krijoi KAYO-n dhe i atribuuat një kompanie të vetme shtetërore kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe teknologjive ushtarake”, u shpreh Bardhi.

Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu përgjigj me ironi deklaratave të opozitës, duke thënë se ajo do të vijojë të votojë projektligjet e propozuara nga mazhoranca.

“Në nisje të sesionit, tradita kërkon që secili grup parlamentar të paraqesë objektivat e tij. Më vjen mirë që i keni ndjekur me vëmendje propozimet tona dhe ato të Kryeministrit Rama, me bindjen se do t’i votoni. Ky është një fillim i mbarë, me angazhimin e opozitës për të mbështetur projektligjet e mazhorancës”, tha Balla.

Më tej, ai prezantoi objektivat e socialistëve për sesionin e ri, duke u ndalur te “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Sipas Ballës, “Besa” nuk është thjesht një fjalë, por përfshin besimin, empatinë, shërbimin dhe angazhimin, katër parime që duhet të drejtojnë çdo komunikim me qytetarët.

Ai tha se qytetarët kërkojnë të dëgjohen, të dinë se kush po merret me shqetësimin e tyre, ku ndodhet çështja, përse është vonuar dhe kur do të marrin një përgjigje.

Balla sqaroi se “Prania Besnike” nuk do të jetë as mbledhje partie dhe as një takim ku flasin politikanët e qytetarët dëgjojnë, por një format ku përfaqësuesit socialistë do të dëgjojnë qytetarët.

“Çdo të premte, në orën 17:00, në çdo territor të Republikës së Shqipërisë, kryetarët e PS-së do të jenë të pranishëm për të dëgjuar qytetarët. Jo për të treguar sa punë kemi bërë dhe as për të dhënë premtime, por për të komunikuar me njerëzit dhe për t’i dëgjuar. Partia nuk bën shtet dhe deputeti nuk ndërmjetëson favore. Deputeti, zoti koleg, është me Kushtetutë dhe me ligj”, përfundoi Balla.


Shtuar 8.09.2026 17:58

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Giriş