Prishtina regjistroi një tjetër fitore të thellë në këtë kampionat, duke mposhtur Drenicën me rezultatin 4-1 në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, në përballjen e javës së pestë.
Të lidhura
None found
Vendasit arritën të riktheheshin në lojë para fundit të pjesës së parë. Pas një harkimi të Genc Hamitit, Shkëlzen Lushtaku goditi me kokë dhe vendosi baraspeshën në 1-1.
Megjithatë, kryeqytetasit e nisën takimin me ritëm të lartë dhe kaluan të parët në avantazh. Assane Diatta shërbeu për Kastriot Selmanin, i cili me një goditje akrobatike e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Prishtina e rifitoi epërsinë menjëherë pas pushimit. Kastriot Selmani harkoi në zonë, ndërsa Diar Halili realizoi me kokë dhe e çoi rezultatin në 2-1.
Në minutën e 57-të, skuadra mysafire fitoi një penallti. Përgjegjësinë e ekzekutimit e mori Assane Diatta, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-1.
Rezultati u vulos në minutat e fundit të ndeshjes, kur Arianit Hasani përfitoi nga asistimi i Arfian Mujës dhe shënoi golin e katërt të Prishtinës.
Pas këtij triumfi, Prishtina kryeson renditjen me 12 pikë, duke pasur edhe një takim të papërfunduar ndaj Dritës. Drenica, ndërkohë, vazhdon të qëndrojë në pjesën e poshtme të tabelës me vetëm tri pikë.
