Vranësira dhe reshje shiu do të karakterizojnë motin në vendin tonë përgjatë të gjithë javës.
Qielli sot do të jetë i mbuluar nga një “vello” e bardhë. Ndërsa kushtet atmosferike do të favorizojnë transportimin e pluhurit afrikan në të gjithë territorin. Kjo do të bëjë që reshjet e shiu kombinuara me pluhurin afrikan të sjellin “baltë nga qielli”. Ky fenomen nuk është i rrallë. Shpesh herë mund të kemi vërejtur ballkonet e shtëpisë ose makinat të mbuluara nga balta pas reshjeve të shiut.
Këto ditë do të jenë të shoqëruara me vranësira dhe reshje shiu, ndryshe nga java e kaluar e cila na solli atmosferën e pranverës.