Babai shet vajzën e tij për 2 mijë dollarë, çfarë e shtyu?

Me ardhjen në pushtet të talebanëve në Afganistan, vendi është futur në një krizë të pazakontë ekonomike dhe varfëria është ulur këmbëkryq mes tyre.

Në këto kushte të padëshiruara, një baba afgan ka shitur vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar.

Lajmi është bërë mjaft viral në rrjetet sociale.

Fjalët e saj në CNN, zbuluan se ajo jeton çdo ditë me makthin e abuzimit nga 55-vjeçari.

“Babi më shiti se nuk kishim bukë, oriz dhe miell”, u shpreh ajo e pikëlluar.

Deri në momentin e fundit 9-vjeçarja iu lut familjarëve të ndryshonin mendje pasi donte të vazhdonte shkollën dhe të bëhej mësuese. Pas ceremonisë për martesë me 55-vjeçarin e që kishte “blerë” për 2200 dollar, ai e shtyu drejt makinës së tij.

Që kur talibanët kanë ardhur në pushtet, histori të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Edhe pse martesa me fëmijët nën 15-vjeç është e ndaluar në vend, ky ligj tashmë është thyer veçanërisht në zonat e varfra e rurale./albeu.com/