Avionët kinez në ajër, kryeministri japonez-Pekinit: Jepini menjëherë fund stërvitjes në Tajvan

Japonia kërkon “anulimin e menjëhershëm” të stërvitjeve ushtarake të Kinës, tha kryeministri Fumio Kishida.

Duke folur me gazetarët pas takimit me politikanen e lartë amerikane Nancy Pelosi për mëngjes të premten, Kishida tha se stërvitjet ushtarake ishin një “problem serioz që ndikon në sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve tanë”.

“I thashë Pelosit se ne kemi bërë thirrje për anulimin e menjëhershëm të stërvitjeve ushtarake,” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha të enjten se pesë raketa kineze që u hodhën atë ditë ranë në zonën ekskluzive ekonomike të vendit, megjithëse Kina thotë se ujërat në këtë zonë të veçantë në lindje të Tajvanit nuk janë përcaktuar.

BBC raporton se momentalisht, avionët kinezë po fluturojnë mbi ishullin Pingtan të kontinentit,i cili shtrihet përtej ngushticës së Tajvanit dhe është një nga pikat më të afërta në kontinent me ishullin.

Fotografitë tregojnë se avionët janë të armatosur me raketa. Kina lëshoi gjithashtu raketa rreth Tajvanit nga ishulli Pingtan të enjten./albeu.com