Në rrugën e re Qafë-Qarri–Ersekë, një automjet është përfshirë nga zjarri dhe është djegur tërësisht. Drejtuesi ka mundur të largohet në kohë nga mjeti dhe fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime. Flakët kanë kapërcyer në krahun tjetër të rrugës, ku kanë djegur më shumë se 4 hektarë kullota dhe bimësi të ulët.
Në zonën ku kalon edhe linja e tensionit të lartë mbërritën dy mjete zjarrfikëse të Bashkisë Kolonjë. Ndërhyrja e tyre bëri të mundur vënien e zjarrit nën kontroll dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Të lidhura
None found
