Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një autobus me 24 fëmijë ka marrë flakë në tunel në Leço.
Fatmirësisht nuk ka patur pasoja fatale pasi shoferi i autobusit i ka shpëtuar të gjithë fëmijët.
Të lidhura
None found
Mediat italiane raportojnë se ai arriti të zbriste të gjithë fëmijët me shpejtësi para se flakët të përfshinin të gjithë autobusin dhe gjendja të bëhej e rëndë.
Shtatë nga fëmijët janë dërguar në spital për ekzaminime, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese dhe është kostatur se shkaku i ngjarjes ishte plasja e gomës së autobusit.
“Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh ai pas ngjarjes.
