Autobusi bie nga 40 metra lartësi, 34 pasagjerë të vdekur

Një autobuz në Kenian Qëndrore ka rënë nga 40 metra lartësi gjatë mbrëmjes së të dielës.

Si pasojë e aksidentit tragjik, deri më tani janë regjistruar 34 viktima.

Autobusi plot me pasagjerë doli nga rruga, e për pasojë ra nga urë me lartësi prej 40 metrash.

Në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Transportit dhe Sigurisë thuhet se kompania e autobusëve Modern Coast Express Ltd është pezulluar.

Autobusi ra nga një lartësi prej 40 metrash në lumin Nithi teksa po kalonte një urë, e cila ndodhet 50 kilometra larg qytetit Moru nga ku ishte nisur autobusi me destinacion portin e Mombasa.

Njëzet persona u vranë në vend dhe katër të tjerë vdiqën në spital. Disa trupa janë nxjerrë nga lumi.

Në autobus ndodheshin në total 45 pasagjerë. Fotot nga mediat lokale tregojnë rrënojat e autobusit të dëmtuar.

Numri i të vdekurve në rrugët e Kenias ka shënuar rritje vitet e fundit.

Në periudhën janar-qershor, 1,912 njerëz u vranë krahasuar me 1,754 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./albeu.com/

Shtuar 25.07.2022 23:04