Atl Madrid bën detyrën dhe mban kreun (VIDEO)

Atletico Madrid ka triumfuar 1-0 ndaj Alaves, duke ruajtur diferencën me Realin e Madridit në 6 pikë, si dhe duke lënë 7 pikë pas Barcelonën, që do të luajë në mbrëmje ndaj Sociedad.

Heroi i madrilenëve ditën e sotme ishte i zakonshmi Luis Suarez. Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 19 golave, 2 më pak se Leo Messi. Suarez shënoi me kokë pas një krosimi të Trippier në minutën e 54’ të ndeshjes.

Pas golit, Atletico Madrid administroi mjaft mirë gjithçka, duke mbajtur avantazhin deri në fundin e ndeshjes. Fitorja 1-0 e çon ekipin e Simeones në kuotën e 66 pikëve, 6 më shumë se sa Real Madrid dhe 7 më shumë se Barça që ka një ndeshje më pak.


Shtuar 21.03.2021 20:35