Mbyllet rruga në Qafë Plloçë, stuhia e dëborës bllokon disa automjete

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, janë bllokuar disa automjete në zonën e Qafë Plloçës.

Ndërkohë policia e ka konsideruar këtë rrugë të pakalueshme.

Që prej ditës së djeshme dhe sot juglindja e vendit por edhe veriu janë zbardhur nga reshjet e dendura të borës. Si pasojë, kanë ndodhur dhe aksidente automobilistike.

 


Shtuar 21.03.2021 20:45