ZYRTARE/ Mbetet në fuqi ora policore, ja dita kur vendoset për masat e reja anti-covid (VIDEO)

Sonte nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit është ora e fundit ora policore, masë e cila ishte në fuqi që nga 10 marsi.

Efektet e këtij intervali të ndalimit të lëvizjes së qytetarëve nesër do t’i shqyrtojë Komisioni për sëmundje infektive.

Se a do të zgjatet e njëjta apo do të largohet në tërësi, do të bëhet e ditur në bazë te rekomandimeve të epidemiologëve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk e përjashtoi mundësinë që kjo masë restriktive të shtrëngohen në 2 javët e ardhshme.

Shtuar 21.03.2021 08:03