Asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit, bilanci i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se janë kryer 485 teste për COVID, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu raportohet se nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ndërkaq 18 qytetarë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Njoftimi:

 

 

25 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 485 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052.

Në total numri i rasteve aktive është 138./albeu.com

Shtuar 25.05.2022 15:21