Asnjë viktimë dhe 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, teksa janë konfirmuar 15 raste të reja.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës. Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.Në total numri i rasteve aktive është 186.


Shtuar 16.06.2021 15:11