Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend, 22 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 413 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kamëz, nga 1 qytetarë në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh.

Janë 467 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,083 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 413

Testime totale 1,982,731
Raste pozitive 331,139
Raste të shëruara 327,083
Raste Aktive 467
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 255
Elbasan 41
Fier 36
Vlorë 28
Durrës 17
Gjirokastër 19

Dibër 16
Lezhë 20
Shkodër 14
Korçë 10
Berat 9
Kukës 2

Shtuar 2.10.2022 17:28