Rama rikthehet në Vlorë, publikon foton e veçantë me gruan dhe djalin

Mesa duket pushimet nuk paskan mbaruar.

Kryeminsitri Edi Rama është rikthyer në qytetin e bukur të Vlorës nga ku dhe ka publikuar një foto me djalin dhe gruan e tij.

Fotoja është publikuar në “Instagram” ku dhe familja duket shumë e lumtur duke ecur në bregdetin e Vlorës.

Ajo çka bie më shumë në sy janë veshjet e të tyre, të cilët kanë zgjedhur ngjyrën e zezë këtë fundjavë.

Tashmë siç dihet Vlora është në qytetet e preferuara të kreut të qeverisë, i cili zgjedh shpesh të kalojë fundjavën bashkë me familjen në jug të vendit./albeu.com

Shtuar 2.10.2022 17:44