Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, por rastet e reja pësojnë rritje

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 2.840 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 44 raste pozitive.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë dhe 2.241 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.

 


Shtuar 26.05.2021 15:11