Spalleti pranë nënshkrimit me Napolin

Janë rritur raportimet se trajneri Luciano Spalletti është favoriti për të marrë drejtimin e Napolit, me Max Allegrin që ka vendosur të zgjedhë mes Juventusit ose Real Madridit.

Presidenti Aurelio de Laurentiis konfirmon se është në kërkim të një djali italian për të zëvendësuar Gennaro Gattuson.

Allegri ishte zgjedhja e parë për ADL, por mesa duket ky është i interesuar për Real Madridin ose rikthimin te Juventus.

Sipas Sky Sport Italia, Napoli është në negociata me Spallettin, i cili thuhet se do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro për sezon.

Spalletti nuk ka qenë në stolin e ndonjë skuadre që nga Interi, ku u zëvendësua nga Antonio Conte para dy viteve.

Kontrata e Spallettit me Interin mbetet aktive deri me 30 qershor dhe është paguar për dy edicione duke qëndruar në shtëpi.

Alternativë tjetër është Simeone Inzaghi, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë.


Shtuar 26.05.2021 15:19