Arsyeja përse Cameron anuloi takimin me Begajn dhe “fluturoi” drejt Londrës…

Vizita e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, në Shqipëri është mbyllur vetëm me takimin me kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse në agjendë ishte parashikuar që Cameron pas konferencës me kryeministrin Rama të zhvillonte një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe me Ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, kjo nuk ka ndodhur pasi sekretari britanik është nisur me urgjencë drejt Britanisë.

Janë mediat britanike ato të cilat kanë zbardhur arsyen e anulimit të takimit të takimeve të parashikuara në agjendë të sekretarit Cameron në Shqipëri.

Mediat raportojnë se Cameron është thirrur me urgjencë nga kryeministri Rishi Sunak, i cili ka njoftuar një mbledhje emergjente të qeverisë në orën 16:00.

Sipas asaj që raportojnë mediat mbledhja e qeverisë lidhet me kërkesën e opozitës britanike për zgjedhje të parakohshme.

Por ka qenë vetë Sunak i cili ka dekalruar se zgjedhjet do të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit.


Shtuar 22.05.2024 16:54