Arrestohet në Itali “tregtari” i kokainës, lëvizjet e 33-vjeçarit shqiptar që “alarmuan” policinë

Policia italiane, pas një hetimi, ka arrestuar një shtetas shqiptar 33-vjeç, për veprën penale të trafikut të drogës.

Policia ka zhvilluar një hetim të gjatë, ku ka monitoruar të gjitha lëvizjet e tij dhe ka rezultuar se 33-vjeçari udhëtonte me makinën e tij deri dy herë në ditë nga Romagna në Pesaro, ku kontaktonte me subjekte të njohur si përdorues kokaine.

Më pas policia ka vepruar duke “i bërë pritë” në Cattabrighe, ku i bllokuan mjetin me të cilin shqiptari ishte duke lëvizur.

Nga kontrolli, 33-vjeçarit iu gjetën 8 doza kokainë, në total rreth 23 gramë.

Kontrolli i mëpasshëm në banesën e tij, i kryer në bashkëpunim me Skuadrën Lëvizëse Rimini, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e 270 gramëve shtesë të së njëjtës lëndë naroktike. Për pasojë është 33-vjeçari u arrestua.

Në bazë të provave të siguruara, hetuesit besojnë se ka gjasa që personi të ketë pasur një xhiro të konsiderueshme, e cila mund të arrijë në 15 mijë euro në javë./albeu.com

Shtuar 4.10.2022 22:25