Arrestohet autori i plagosjes së 24-vjeçari shqiptar

Është vënë në pranga 59-vjeçari në Genoa i cili qëlloi 3 herë me armë ndaj një të riu shqiptar pas një sherri banal mes tyre.

sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në një loakl në Teatri Govi, ku pas një konflikti me fjalë 59-vjecari qëlloi me armë 3 herë në drejtim të 24-vjeçarit shqiptar duke e lënë të plagsur dhe më pas u largua nga vendngjarja.

I riu shqiptar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jastë rrezikut për jetën.

Arrestimi i 59-vjeçarit u bë në Piazza Pallavicini.


Shtuar 16.04.2023 16:53