Arrestimi i policit “skifter” në Itali, reagon Salianji: Nuk është rasti i vetëm

Pas lajmit të arrestimit të oficerit të patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit, i cili është arrestuar nga policia italiane për grabitje, ka reaguar edhe deputeti, Ervin Salinji.

Salianji shkruan se rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici, teksa bën thirrje për të protestuar.

Postimi i plotë:

Polic në Shqipëri, skifter në Itali!

Ditën punon në patrullën e përgjithshme të policisë, natën kapet në Itali duke vjedhur banesa. Rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici.

Këta i ka të ngjashëm, me këta kryen paligjshmëritë, lejon kultivimin dhe trafikun e drogës, lejon kontrabandën dhe ndërtimet, këta maskarenj i ka vendosur në shpinë popullit! Dita po u vjen! Protesto!