Arrestimi i Agim Kajmakut me 20 kg “të bardhë” në Itali, vjen reagimi i parë nga PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar për herë të parë lidhur me prangosjen e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Balla është shprehur shumë shkurt, duke theksuar se PS kërkon që “ligji të godasë mbi këdo”.

“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo ,PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është qëndrim i qartë i yni që s’bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo.

I pyetur gjithashtu nëse Partia Socialiste i filtron apo jo përfaqësuesit që zgjedh t’i paraqesë shqiptarëve në fushata, Balla tha se “personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni dhe përfaqësimi nga PS dhe është humbje kohe të diskutojmë për këtë çështje”.

Kujtojmë se Kajmaku u arrestua për 20 kilogram kokainë, të fshehura në vazo lulesh./albeu.com/