Komisioni për Reformën Territoriale, Alibeaj bën lëvizjen e radhës! Çfarë pritet të ndodhë në selinë blu

Ditën e sotme pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për të diskutuar lidhur me angazhimin në Komisionin e Reformës Territoriale.

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 15:30 në selinë blu, pas dakordësisë së arritur me maxhorancën për mbajtjen ditën e nesërme të mbledhjes konstituese.

Në mbledhje bëhet me dije se do të marrin pjesë vetëm deputetët mbështetës të Alibeajt, ndërsa pjesa tjetër pritet të bojkotojë.

Në përbërjen të Komisionit për Reformën Territoriale, në karriget e opozitës janë dërguar në Kuvend vetëm emrat e atyre deputetëve demokratë që mbështesin Alibeajn, ndërkohë që mbështetës të Berishës nuk ka.

Janë 3 Komisione të propozuara nga opozita, Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, Komisioni për Reformën Territoriale dhe Komisioni për Reformën Zgjedhore. Grupi Parlamentar ka propozuar që kryetar i Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike të jetë Gazment Bardhi.

Ndërkohë Dhurata Çupi do të jetë bashkë-kryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, ndërsa Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkë-kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Emri i Oerd Bylykbashit u propozua për të qenë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, por u bë e ditur se ai nuk do të jetë prezent.

Lista e plotë:

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike:

  1. Gazment Bardhi (kryetar)
  2. Ferdinand Xhaferaj (anetar)
  3. Lefter Geshtenja (anetar)
  4. Ilda Dhori (anetare)
  5. Emilia Koliqi (anetare)
  6. Bledion Nallbati (anetar)
  7. Arbi Agalliu (anetar)
  8. Kastriot Piroli (anetar zevendesues)
  9. Jorida Tabaku (anetar zevendesues)
  10. Ramadan Likaj

Komisioni për Reformën Territoriale:

  1. Dhurata Cupi (bashkekryetare)
  2. Zef Hila (anetar)
  3. Andia Ulliri (anetare)
  4. Xhelal Mziu (anetar)
  5. Orjola Pampuri (anetare)
  6. Saimir Korreshi (anetar)
  7. Merita Bakiu (anetare zevendesuese)
  8. Bledion Nallbati (anetar zevendesues)
  9. Zheni Gjergji (anetar zevendesues)

Komomisioni për Reformën Zgjedhore:

  1. Enkelejd Alibeaj (bashkekryetar)
  2. Oerd Bylykbashi (anetar)
  3. Grida Duma (anetare)
  4. Dashnor Sula (anetar)
  5. Kreshnik Collaku (anetar)
  6. Lindita Metaliaj (anetare)
  7. Seladin Jakupllari (anetar zevendesues)
  8. Ervin Salianji (anetar zevendesues)
  9. Eralda Bano (anetar zevendesues)