Armë dhe municion luftarak, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar pasi gjatë një kontrolli në banesë i është gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.   Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Markatomaj”.

Operacioni nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. K., 57  vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shtuar 20.07.2021 09:38