SHBA dhe BE urojnë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajrmanin. Urimet për këtë ditë të shenjtë të kalendarit islamik, nuk kanë munguar as nga diplomatët e huaj në Shqipëri.

Ambasada Amerikane ka shprehur urimet më të mira për të gjithë ata që festojnë.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në postimin e ambasadës Amerikane.

Edhe delegacioni i BE-së në Tiranë ka uruar festën për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri  uron një Kurban Bajram të gëzuar gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e BE./albeu.com

 

 

Shtuar 20.07.2021 09:46