Arjan Konomi: Serbët donin të më “hiqnin qafe”, jam me fat që jam gjallë

Opinionisti shqiptar, Arjan Konomi, ka treguar se i është rrezikuar jeta nga serbët, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Rrëfimin ai e bëri ditën e sotme, me rastin e Pavarësisë të Kosovës.

Konomi shtoi më tej se ajo kohë ka qenë një tmerr i vërtetë për popullin e Kosovës, pasi sipas tij atëherë shqiptarët kishin frikë të jetonin edhe në shtëpitë e tyre.

“Mendoj që aty ishte gjithçka e pashpresë të shikoje një popull që jetonte në vendin e tij duke mos pasur asnjë lloj lirie duke pasur frikë të dilte nga shtëpia. Unë kam parë situata të tmerrshme. Në Gjakovë ka qenë situata shumë e rrezikshme ku së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dhe vëllanë e tij dëshmor të luftës më kanë strehuar në shtëpi dhe më pas më kanë nxjerrë nga Gjakova”, tha Konomi për “Shqipëria Live”.

Më tej, Arjni shtoi: “Të kishe frikë të jetoje në shtëpinë tënde. Jam me fat që jam gjallë”./albeu.com/

Shtuar 17.02.2022 22:23