Disa javë më parë, Xavi ia bëri të qartë Ansu Fatit se gjëja më e mirë që mund të bënte ishte largimi nga Barcelona dhe sulmuesi duket se ka reflektuar së fundi.
Ansu i ka dhënë urdhër njerëzve qe e menaxhojnë që t’i gjejnë një ekip të ri.
Të lidhura
None found
Në këto momente ka interesim të disa të mëdhenjve të Evropës dhe mundësia që ai të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar janë të mëdha.
Një nga klubet me të cilat ai është shoqëruar në orët e fundit është Atletico Madrid.
Ai ka ngjallur edhe interesimin e klubeve angleze si Arsenali dhe West Ham.
