Angela Merkel sfidon hapur, sot vaksinohet me “AstraZeneca”

Ndërkohë që shumë shtete kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca për shkak se dyshohet se ka lidhje me mpiksjen e gjakut, Angela Merkel i ka sfiduar shtetet hapur.

Sot Merkel do të vaksinohet me vaksinën anti -covid-19 “AstraZeneca”.

“Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me ‘AstraZeneca’”, deklaroi më 31 mars Kancelarja 66-vjeçare, e cila nuk ka përdorur pushtetin për të marrë pa radhë vaksinën dhe që sot ka vendosur ta mbajë fjalën.
Teksa shumica e qytetarëve të thjeshtë e kanë refuzuar vaksinën e Oksfordit, Kancelarja do të ofrojë sot modelin e saj, duke dhënë njëherësh siguri për popullin që pret të imunizohet.

“AstraZeneca” rekomandohet vetëm për personat mbi 60 vjeç në Gjermani. Ky shtet ka pezulluar dy herë përdorimin e vaksinës./albeu.com/

 

 


Shtuar 16.04.2021 08:17