Analisti rus i habit të gjithë, nxjerr shishen live në emision dhe ngre dollinë e veçantë (VIDEO)

Një analist ekonomik në Rusi ngriti një dolli me fund për “vdekjen e bursës ruse”, teksa ishte në transmetim “live” në një emision televiziv.

Alexander Butmanov, një ekonomist i njohur në Rusi, ishte i ftuar në rrjetin rus të lajmeve RBC për të diskutuar mbi fatin e tregut vendas, pas sanksioneve të vendosura mbi Rusinë.

Eksperti i aksioneve nxori gjatë transmetimit një shishe dhe tha: “E dashur bursë, ju keni qenë pranë nesh dhe keni qenë interesante. Pusho në paqe mike e dashur.”

Kujtojmë se aksionet ruse të listuara në indeksin Moex të Moskës pësuan rënien më të madhe rekord një ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës javën e kaluar, duke rënë me më shumë se 35 për qind.

Gjithashtu dhe rubla ruse ra në një rekord të ulët kundrejt dollarit.


Shtuar 4.03.2022 14:00