Një efektiv i Gardës së Republikës është arrestuar për dhunë në familje nga Drejtoria Rajonale Tiranë. Në pranga ra në flagrancë shtetasi me inicialet H. S, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Procedurat hetimore nisën pasi bashkëshortja e tij paraqiti kallëzim, duke denoncuar ushtrim dhune fizike e psikologjike, si edhe kanosje të përsëritura.
Të lidhura
None found
Gjatë veprimeve të mëtejshme procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit, ku u sekuestruan tre telefona celularë që konsiderohen me interes për hetimin. Pas administrimit të provave dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, AMP kreu arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
