AMP arreston 4 policë në Shkodër, dyshohen se lejuan arratisjen e një të dënuari nga arresti shtëpiak

Katër efektivë policie në Shkodër janë vënë në pranga në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën dyshimet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti u zbulua pasi u mor informacioni se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, nuk ndodhej në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe ruajtje.

Të lidhura

None found

Pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e AMP-së, u arrestuan në flagrancë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari dhe Dioniz Hotaj, si edhe punonjësi Ridvan Zefi. Të katërt ushtronin detyrën pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.

Në njoftimin e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale Shkodër – Lezhë) bën me dije se katër punonjësit e policisë dyshohen për konsumimin e elementëve të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërkohë, Hasan Verracaku dyshohet se ka kryer veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sipas nenit 323 të Kodit Penal, pasi ka shkelur kushtet e masës së sigurisë të vendosur me vendim gjykate.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

AMP thekson se mbetet plotësisht e angazhuar në mbrojtjen e ligjit, të integritetit institucional dhe të besimit të qytetarëve te institucionet e sigurisë.


Shtuar 2.07.2026 20:00

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet