Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn, para se kjo e fundit t’i dorëzojë mandatin Ulsi Manjës që do të jetë në krye të drejtësisë gjatë qeverisë Rama 3.
Kim shkruan se falë kontributit të Gjonajt Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe rithekson se SHBA mbështet fuqishëm zbatimin e kësaj reforme.
“U takova me Etilda Gjonajn për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë, personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila, me kontributin e saj, ka filluar të japë rezultate.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë udhëheqësit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE dhe sjellin Shqipërinë më afër SHBA-ve”, shkruan Kim./albeu.com