Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho. Me anë të një njoftimi në Facebook, zyra e BE në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për një Prokurori të Posaçme të pavarur dhe efikase.
Po ashtu zyra e delegacionit të BE në vendin tonë e cilëson punën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë si thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në vend.
Të lidhura
None found
Njoftimi i zyrës së BE:
Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas.
Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.
