Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së trondit skenën politike të Kosovës – cilat janë skenarët e ardhshëm?

Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka sjellë një fazë të re dhe tejet delikate për vendin, e cila shtrihet përtej fushës ligjore, duke prekur edhe sferat politike, institucionale dhe atë shoqërore.

Të lidhura

None found

Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i shpalli fajtorë katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe u dha atyre dënime me burgim. Ky vendim ka rikthyer në vëmendje një proces që prej vitesh ka ushqyer debatet politike e publike në Kosovë dhe tani, pas përfundimit të shkallës së parë, pritet të formësojë qëndrimet e partive, institucioneve dhe figurave të ndryshme publike.

Mirëpo, përtej masës së dënimeve, pyetja kryesore mbetet se çfarë ndikimi politik do të ketë ky aktgjykim. A do të rikonfigurohen marrëdhëniet mes forcave politike? A do të rikthehet në qendër të diskutimeve përgjegjësia politike dhe institucionale e atyre që për vite me radhë kanë dominuar skenën politike të Kosovës? Dhe si do të sillet klasa politike përballë etapës tjetër të procedurave gjyqësore?

Në Kosovë, vendimi ka aktivizuar njëkohësisht disa shtresa të debatit publik. Nga njëra anë qëndron çështja e përgjegjësisë penale individuale, e cila është thelbi i procesit gjyqësor, ndërsa nga ana tjetër zhvillohet një diskutim shumë më i gjerë politik e historik mbi luftën e UÇK-së, trashëgiminë politike të ish-drejtuesve të saj dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës duhet të përballojnë pasojat e këtij vendimi.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është se aktgjykimi nuk e mbyll domosdoshmërisht debatin ligjor. Pas vendimit të shkallës së parë, fokusi do të zhvendoset edhe te procedurat e mëtejshme gjyqësore dhe argumentet që mbrojtja do të paraqesë në fazat e ardhshme. Kjo e mban çështjen e Hagës ende të pranishme në diskursin politik dhe publik të Kosovës.

Image

Në këto rrethana, partitë politike përballen me një sfidë tjetër: si të pozicionohen ndaj vendimit pa e shndërruar atë thjesht në një konflikt partiak, ndërkohë që duhet të adresojnë shqetësimet e elektoratit, familjeve të të dënuarve, veteranëve dhe asaj pjese të shoqërisë që e percepton procesin nga këndvështrime të ndryshme.

Analisti politik Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, thekson se duhet bërë një ndarje e qartë mes përgjegjësisë individuale të personave të dënuar dhe luftës së UÇK-së, duke argumentuar se vendimi ndaj individëve nuk duhet të merret si gjykim ndaj gjithë organizatës apo luftës çlirimtare.

Qarri kujton se Gjykata Speciale u miratua nga 82 deputetë të PDK-së, LDK-së, AAK-së, ish-Nismës së Limajt dhe të ashtuquajturës “listë serbe”, dhe u përfshi në Kushtetutën e Kosovës me një nen të veçantë, çka e bën të pamundur shfuqizimin e saj vetëm nga legjislativi i vendit, pa një deklaratë paraprake të SHBA-së dhe BE-së se misioni i saj ka marrë fund.

Sipas tij, diskutimet e tanishme për zhbërjen e Gjykatës Speciale duhen parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale në Kosovë, ku pikërisht përfaqësues të PDK-së dërguan kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për zhvlerësimin e konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, duke vënë në dyshim legjitimitetin e tyre.

Ai vlerëson se çdo nismë për zhbërjen e Speciales duhet parë në dritën e legjitimitetit dhe mbështetjes që mund të ketë në institucionet e Kosovës, dhe nëse nuk tërhiqen paraprakisht kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese, pretendimet për zhbërje të Gjykatës dhe anulim të dënimeve mbeten thjesht një manovër politike për përfitime të momentit.

Qarri argumenton se ndryshimi apo shfuqizimi i misionit të Gjykatës Speciale nuk është diçka që mund të vendoset vetëm nga institucionet e Kosovës, pasi “lista serbe”, si bashkëvotuese e saj, nuk do të japë pëlqimin për zhbërjen, duke e zhvendosur kështu adresën e vendimmarrjes nga Prishtina në Beograd.

Duke u ndalur te përmbajtja e aktgjykimit, Qarri thotë se Thaçi dhe të tjerët nuk u dënuan për luftën kundër Serbisë, por nën akuzat për vrasje dhe zhdukje të kundërshtarëve politikë shqiptarë dhe bashkëluftëtarëve, si rasti i Behajdin Hallaqit. Kjo e bën pothuajse të pamundur që Gjykata e Apelit ta rrëzojë plotësisht aktakuzën apo ta zhdukë fajësinë, edhe pse mund të ketë ulje të dënimeve në vite.

Ai nënvizon se është pozitive që individë të caktuar janë shpallur fajtorë për krime personale dhe se këto dënime nuk përbëjnë sulm ndaj UÇK-së apo luftës për liri dhe çlirim kombëtar nga okupimi serb. Përgjegjësia penale individuale nuk mund të njollos historinë e popullit shqiptar, as të ndryshojë të vërtetën historike të Republikës së Kosovës, shton ai.

Në këtë kuadër, Qarri e sheh aktgjykimin edhe si një mundësi për të rikthyer vëmendjen institucionale te rastet e vrasjeve dhe zhdukjeve që ende nuk janë zbardhur, veçanërisht rasti i Behajdin Allaqit që prej vitit 1998, duke riaktualizuar nevojën urgjente për hetimin e krimeve të pazbardhura para dhe pas lufte.

Ai përfundon se pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve, mbetet për t’u parë qëndrimi i institucioneve dhe partive politike, ndërsa aktgjykimi i Hagës, në vend se ta mbyllte këtë kapitull të gjatë politik, ka hapur një debat të ri për të ardhmen e vendit dhe sqarimin përfundimtar të të gjitha vrasjeve të pazbardhura.

Image

Ndërkaq, analisti Gani Mehmeti e shikon zhvillimin e fundit nga një tjetër perspektivë. Sipas tij, Kosova pas aktgjykimit po përballet me një realitet të ri politik, i cili po reflektohet sidomos në marrëdhëniet ndërmjet partive, ku po vërehet një afri dhe interesim për bashkëpunim në të ardhmen, me synim rrëzimin e vendimit në Gjykatën e Apelit.

Mehmeti mendon se bashkimi i spektrit partiak do të ishte i mirëpritur, por thekson se një gjë e tillë duhej të ishte bërë që para dy vitesh, pasi partitë nuk e kishin parashikuar një aktgjykim të tillë dhe sikur kishin harruar misionin e tyre ndaj vendit dhe popullit gjatë gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai sqaron se bashkimi nuk do të ndikonte në vetë aktgjykimin e Hagës, por partitë do ta kishin kryer punën e tyre më mirë nëse do të vepronin bashkërisht, pa fajësuar njëra-tjetrën. Duke sjellë një shembull nga përvoja personale me një kushëriri në Turqi, Mehmeti ilustron se si partitë duhet të jenë të bashkuara për çështjet që lidhen me përfaqësimin jashtë vendit, ndërsa mund të kenë dallime për çështjet e brendshme.

Sipas tij, partitë politike të Kosovës, në krye me kryetarët e tyre, kishin harruar se bashkimi bën fuqinë dhe këtë e kanë kuptuar vetëm tani, duke parë veprimet e tyre armiqësore ndër vite. Megjithatë, Mehmeti vlerëson se tani ekziston një mundësi që skena politike të ndryshojë pas vendimit të Hagës, nëse partitë lënë mënjanë inatet dhe formojnë institucione për të bërë gjithçka që munden për lirimin e të dënuarve nga Apeli, duke i trajtuar si të pafajshëm.

Ai vëren se PDK-ja është më e zëshme kundër Gjykatës së Hagës, por kjo nuk mjafton për të ndihmuar të dënuarit, pasi këto çështje kërkojnë diplomaci nga partitë dhe institucionet shtetërore, dhe jo protesta, ofendime apo zhurmë që nuk sjellin dobi as për ta as për shtetin. Mehmeti apelon që të mblidhen ekspertë juridikë nga Kosova për të identifikuar gabimet në aktgjykim, me shpresën se shkalla e Apelit do t’i lirojë të dënuarit.

Kështu, pas aktgjykimit të Hagës, debati në Kosovë duket se po zhvendoset nga vetë shpallja e vendimit drejt asaj që do të pasojë: beteja ligjore në Apel, qasja e institucioneve, pozicionimi i partive politike dhe mënyra se si vendi do të përballet me çështjet e pazgjidhura nga periudha e luftës dhe pasluftës.


Shtuar 21.09.2026 15:14

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis