Ambasadorja amerikane përgëzon SPAKU-n, ka një përgjigje dhe për Berishën

Ambasadorja e amerikane Yuri Kim ka përgëzuar SPAK për dënimin e Adriatik Llallës, i pari zyrtar i lartë në vend që dënohet me burg, dhe i është përgjigjur njëkohësisht edhe Sali Berishës, i cili paditi ditën e sotme sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për shpifje pasi i kishte nëpërkëmbur dinjitetin.

Reagimi

“Më vjen mirë që  SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim

Good to see SPAK delivering more and more results. This case, which involves a former high official barred from ?? for significant corruption, shows that no one – no matter how powerful – is above the law. When ALL are equal before the law, ALL have dignity. That is true dignity. https://t.co/o2dkuLW61D

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 20, 2021


Shtuar 20.05.2021 20:31