Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko foli për një “skenar ushtarak”, ndërsa akuzoi Perëndimin pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, përcjell Express.
“Perëndimi raporton qëllimisht në mënyrë sipërfaqësore dhe nuk dëshiron ta zbulojë thelbin e problemeve që lindën për fajin e tij, ose mbi të gjitha për fajin e Bashkimit Europian”, tha ndër të tjera Bocan-Harchenko në një intervistë për mediat ruse sot.
Ai përmendi gjakderdhjen, ndërsa foli për një “përgjigje në mënyrë adekuate” nga Serbia.
“Nëse ka gjakderdhje, Serbia do të përgjigjet në mënyrë adekuate, do të mbrohet dhe do të fitojë”, tha Bocan-Harchenko.
Ambasadori rus tha se “situata është e vështirë” dhe se “nuk ka zgjidhje afatgjate për momentin”./albeu.com