Ambasada amerikane nxjerr pamjet: Anija amerikane bën manovra në detin shqiptar (VIDEO)

Ambasada Amerikane ka publikuar një video ku tregon Anijen e Furnizimit Logjistik e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara James A. Loux teksa bën manovra në detin Adriatik në Durrës.

Postimi i Plotë

Anija e Furnizimit Logjistik e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara James A. Loux zhvilloi manovra dhe trajnime stërvitore në detin Adriatik pranë Durrësit fundjavën e kaluar. Trajnimi i ekuipazhit përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det.

Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të marrë një anëtar të bordit të ekuipazhit, i cili simulonte mbytjen në det.

Anija James A. Loux është në Portin e Durrësit për Stërvitjen Defender Europe 21, si pjesë e operacionit të përbashkët të logjistikës nga deti në breg, për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bob Hope në Shqipëri. /albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 18:48