Albena Reshitaj tregon arsyet pse qëndroi në seancë dhe flet për të ardhmen e saj politike

Deputetja Albena Reshitaj ishte e vetmja deputete e AAK-së që mori pjesë në seancën paralamentare për zgjedhjen e presidentit.

Në një postimi në Facebook, Reshitaj e sqaroi vendimin e saj për të qëndruar në seancë kur po votohej për president.

Ajo tha se janë dy arsye lidhur me këtë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në një situatë të rënduar nga pandemia janë rrezik për qytetarët dhe së dyti nuk lejoi që

Lista Serbe të arrijë që ta bllokoj vendin me direktiva nga politika e Beogradit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe votues të nderuar,

 

 

Ashtu siç kam bërë të ditur në paraqitjet e mija në Kuvendin e Kosovës, po e ndjej obligim të sqarohem edhe njëherë rreth vendimit tim për të qëndruar në seancë kur po votohej për president.

Janë dy arsye kryesore për këtë:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë në një situatë të rënduar nga Pandemia, do të ishin rrezik tepër i madh për qytetarët tanë, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë që institucionet të merren me menaxhimin e kësaj gjendje dhe jo të kontribuojmë që situata të përkeqësohet. Si një profesioniste shëndetësore nuk kam mundur ta bindi vetën që diçka e tillë të ndodh.

Së dyti, me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe në integritetin e shtetit të Kosovës, është fakti se ne nuk mund të lejojmë që Lista Serbe të arrijë që ta bllokoj vendin me direktiva nga politika e Beogradit ashtu siç kemi qenë të detyruar në të kaluarën.
Qëndrimin tim e kam shfaqur secilën here në forumet tona partiake, ku kam dhënë mendimin dhe kam propozuar e argumentuar nevojën e reflektimit politik, me qëllim të konsolidimit institucional.

Ndërkaq për zërat dezinformues dhe me tendenca të caktuara se gjoja mund të ketë qënë ndonjë interes personal i imi që më ka shtyer të marr atë vendim, më vjen keq për nivelin e tillë të propagandave dhe trillimeve. Në këtë aspekt e ritheksoj që qëndrimi im është i bazuar vetëm në arsyet humane dhe profesionale sepse kështu e kam të ndërtuar karakterin dhe personalitetin tim. Për këtë, më mirë se çdo fjalë e thënë, koha do t’i dëshmojë të gjitha.

Poashtu dua të bëj me dije se nuk është e vërtetë që jam larguar nga partia të cilës i takoj dhe kam kaluar në ndonjë grup tjetër parlamentar, ashtu siç përgënjeshtroj çdo tendencë që e përfshijnë emrin tim si një kandidate eventuale për kryetare të Komunës së Suharekës.

Unë jam pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës derisa besoj që edhe mendimi ndryshe është pjesë e demokracisë brenda partisë që i takoj.


Shtuar 5.04.2021 06:04