“Alamet djali”, flet i afërmi i familjes Gushi që u shua sot në Vlorë (VIDEO)

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje nga Patosi në një intervistë për mediat i afërmi i familjes i pikëlluar tregon se e gjithë familja kishte emigruar dy vite më parë drejt Greqisë për një jetë më të mirë.

I pyetur nga gazetari se me çfarë merreshin para se të emigronin në shtetin fqinj, i afërmi përgjigjet duke thënë se kryefamiljari nuk kishte asnjë punë dhe ikën në Greqi.

“U shua e gjithë familja, alamet djali, familje shumë e mirë. Jetonin në Greqi po bënte dy vite që kishin ikur për të punuar andej.
Kishte vetëm të atin këtu të tërë andej i ka.
Nuk kishte me cfarë merrej, këtu s kishte punë.”


Shtuar 25.06.2021 13:23