Harroi Sindin pas ndarjes, Seldi “i hedh grepat” modeles joshëse shqiptare? (FOTO LAJM)

Modelja Belinda Dragoti e cila u bë e njohur dhe mori famë nga emisioni “Xing me Ermalin” ku ra në sy për fizikun perfekt dhe tiparet tërheqëse. Në atë kohë Belinda ishte vetëm 18 vjeç dhe pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 21.

Fotove të saj shumë provokuese dhe të nxehta në rrjet nuk u ka rezistuar as Seldi i cili i ka lënë një koment bukuroshes. Seldi ka komentuar një emoji I cili nënkupton se modelja është në super formë.

Një koment nuk mund të thotë asgjë, por duke ditur që personazhet e famshme ruhen në rrjetet sociale mund të thotë edhe shumë.

Kujtojmë se Seldi bëri publike lidhjen me bukuroshen Sindi pak muaj më parë, por nuk zgjati shumë dhe dyshja nuk ndajnë më asnjë kujtim së bashku në rrjetet sociale./albeu.com/


Shtuar 25.06.2021 13:14